Please enter at least 3 characters.

Ku prodhohen vërtet mallrat e markave luksoze? TikTok është vërshuar me video që supozojnë se produktet bëhen në Kinë e shiten shtrenjtë në tregje tjera

Pas vendimit të fundit të Trump për të vendosur tarifa për mallrat nga Kina, rrjetet sociale, dhe veçanërisht TikTok, janë vërshuar me video të prodhuesve kinezë që pretendojnë se janë ata që prodhojnë mallra për markat luksoze, të cilat më vonë i shesin për shuma të mëdha parash nën etiketat e rreme të origjinës.

Debati mbi origjinën e mallrave luksoze nga markat e famshme botërore ka pushtuar TikTok pasi prodhuesit kinezë vendosën të “ekspozojnë” shtëpitë më të mëdha të modës në rrjetin social të lartpërmendur.

Sipas një numri videosh të njohura, veçanërisht ato të një përdoruesi të quajtur @senbags2 – mallrat luksoze prodhohen në Kinë dhe më pas dërgohen në Itali dhe vende të tjera evropiane për paketim ose logo që do të shtohen për të fituar etiketën "Made in Italy".

Ndër të tjera përmenden shtëpitë e modës si Hermes, Chanel dhe Gucci, të cilat pyesnin klientët: “Pse nuk blini direkt nga ne?”.

Videot kanë mbledhur miliona shikime në TikTok, Instagram dhe Twitter. Këto pretendime u interpretuan në rrjet si një përpjekje e prodhuesve kinezë për të përfituar nga pasiguria mbi tarifat duke hequr ndërmjetësin dhe duke ofruar çmime më të ulëta për mallrat "luksoze".

Videot e prodhuesve kinezë kanë ndezur një debat të madh në internet, me shumë veta që vënë në pikëpyetje vlerën e mallrave luksoze dhe u zotuan t'i blejnë ato nga faqet me shumicë ose kopjuese.

“Disa thonë se përderisa ka një etiketë “Made in China”, një çantë nuk mund të jetë kurrë një luks”, tha një nga prodhuesit nga TikTok, i cili pretendoi se më shumë se 80 për qind e çantave luksoze në botë prodhohen në Kinë.

Sa të vërteta ka në këto pretendime? Sipas vetë markave, asnjë prej tyre nuk deklaron se mallrat e tyre janë prodhuar në Kinë.

Hermes, për shembull – të cilin prodhuesit kinezë e quajnë një shkelës kryesor – nuk punëson asnjë staf në Kinë, sipas pasqyrave të tij financiare.

Megjithatë, pavarësisht, shumë shkruan se do të zgjidhnin të blinin direkt nga furnitorët kinezë për shkak të çmimeve më të ulëta.