Please enter at least 3 characters.

KSHZ tregon detajet për daljen për të votuar në burgje dhe në diasporën e Maqedonisë

2019/04/zgjedhje-presidenciale-2019.png

Komisioni Shtetëror Zgjedhor mbrëmë ka bërë të ditur përqindjen e daljes në zgjedhje për ditën e djeshme ku sipas rregullit kanë votuar personat e sëmurë, të burgosurit dhe diaspora, njofton Telegrafi Maqedoni.

Jehona e votuesve deri ora 19 nga votimi në përfaqësitë diplomatike-konsulore jashtë vendit është 46,16%.

Në këtë përqindje nuk janë të përfshira të dhënat nga 6 vendvotimet ne SHBA dhe Kanada, ku ende votohet.

Në shtëpitë përmisuese ndëshkuese votuan74,13% e votuesve të regjistruar, ndërsa në dy shtëpitë për pleq nga 71 votues të regjistruar votuan 65 votues.

Përndryshe, sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale ku garojnë Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski./Telegrafi/