Please enter at least 3 characters.

KSHZ: Në diasporë dalja në zgjedhje është 30.86 përqind

2017/09/kshz-n-euml-maqedoni-mban-mbledhjen-e-radh-euml-s_hd.jpg

Deri në orën 15:00, 30.86% e diasporës në misionet diplomatike dhe konsullore kanë dalë për të ushtruat të drejtën e tyre të votës, njoftojnë nga KSHZ.

Sarajeva, Brukseli dhe Praga janë qytetet me përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes në votimin e sotëm në diasporë për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Krahasuar me rrethin parë, sipas shifrave zyrtare të KSHZ, pjesëmarrja në votim në rrethin është më e madhe. Në të gjitha 32 misionet diplomatike dhe konsullore, 1781 votues të regjistruar në listën e zgjedhore kanë të drejtë e votës./Telegrafi/