Please enter at least 3 characters.

KSHZ: Akreditohen 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj për zgjedhjet presidenciale

2024/03/KSHZ.png

Gjithsej 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj janë të akredituar për të monitoruar zgjedhjet presidenciale të 24 prillit.

Siç njoftohet në ueb faqen e KSHZ-së, deri më 19 prill janë akredituar 342 vëzhgues dhe përkthyes vendas dhe 568 të huaj, nga të cilët më të shumtët janë nga OSBE/ODIHR.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të monitorohen nga mbi 2000 vëzhgues vendas dhe të huaj.

Zgjedhjet për kreun e shtetit do të ndiqen nga 32 gazetarë të huaj, mes të cilëve ata të agjencive Reuters dhe France Press, si dhe media të shumta nga vendet fqinje.

Zgjedhjet e shtatë presidenciale në vend do të mbahen më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj. /Telegrafi/