Please enter at least 3 characters.

​Kryesia dhe Kuvendi mblidhen sot

2022/05/kuvendi-1.jpg

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën nga ora 10:00, ku pritet të caktohet data e seancës së re plenare.

Po ashtu do të ketë edhe vazhdim të seancës plenare duke filluar nga ora 11:00, ku në rend dite do të jetë votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.

Rendi i ditës së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës:I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,II. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:14. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vetëqeverisjen lokale.III. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:8. Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,V. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill, 11 dhe 19 maj 2022:7. Votimi i mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.VI. Përgatitjet për seancë plenare të re të radhës:1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,2. Pyetjet parlamentare,3. Miratimi i procesverbalit nga seanca plenare e mëparshme,4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizën në produktet e duhanit,5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116,7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Pyjet,8. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike,9. Emërimi i kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit.VII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesaveRendi i ditës së vazhdimit të seancës plenare:I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 5, 11 dhe 13 maj 2022:5. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,6. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,7. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 26 maj 2022:4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për provimin e jurisprudencës,5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pijet e Forta Alkoolike,7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,9. Zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit,10. Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.