Please enter at least 3 characters.

Kryeparlamentari Veseli udhëtoi për vizitë zyrtare në Japoni

2017/03/kadri-veseli-foto-ridvan-slivova-e1485342902954-780x439.jpg

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Japoni.

Gjatë vizitës në Tokyo, Kryeparlamentari Veseli do të pritet në takim të veçantë nga homologu i tij japonez, ndërsa do të zhvillojë disa takime edhe me ministra e zyrtarë të lartë japonezë.

Kreu i Kuvendit të Kosovës do të bisedojë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçant në fushën inovacionit dhe ekonomisë, si dhe vazhdimin e mbështetjes së Japonisë për Kosovën si në rrafshin ndërkombëtar po ashtu edhe me investime direkte./Telegrafi/