Kryeministri i Sirisë: Bashkëpunimi i Iranit me Sirinë ka forcuar frontin e rezistencës
Kryeministri i Sirisë deklaroi se bashkëpunimet e gjithanshme të Sirisë me Iranin, kanë forcuar frontin e rezistencës përballë planeve komplotiste të regjimit sionist dhe Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme.
Agjencia e lajmeve Sana njoftoi se Vael Halki, kryeministri i Sirisë, të dielën në takim me një delegacion të Parlamentit të Iranit i cili po qëndron për një vizitë në Damask, shtoi se fitoret e fundit të forcave ushtarake të Sirisë janë rezultat i bashkëpunimeve të gjithanshme të Sirisë dhe Iranit.
Ai në vazhdim vuri në dukje thellësinë e marrëdhënieve historike dhe strategjike mes dy vendeve dhe tha se marrëdhëniet bilaterale të Sirisë dhe Iranit kanë luajtur rol të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të popullit të Sirisë dhe të frontit të rezistencës përballë planeve komplotiste dhe sanksioneve ekonomike të armiqve.
Nga ana e tij, Amir Khoxhaste, kryetar i delegacionit parlamentar të Iranit, në këtë takim theksoi qëndrimin e Iranit përkrah popullit sirian në luftën kundër terrorizmit. Ai gjithashtu u shpreh i sigurt se populli sirian do të triumfojë kundër armiqve dhe do ta ndërtojë vendin e tij pa ndërhyrjen e faktorëve të huaj.
Në këtë takim dypalësh janë diskutuar edhe rastet për bashkëpunim në të gjitha fushat, si dhe roli i kompanive iraniane në periudhën e rindërtimit të Sirisë nëpërmjet projekteve për investim dhe rindërtimin e disa prej sektorëve të shkatërruar nga sulmet terroriste në këtë vend.


