Please enter at least 3 characters.

Kryeministri i Luksemburgut pritet me ceremoni zyrtare në Tiranë

2022/08/a0e7b17f-a44f-42db-beb5-a3a23b73db99.jpg

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama prit sot homologun e tij nga Luksemburgu, Xavier Bettel, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Ceremoniali i Mirëseardhjes u zhvillua në Kryeministri, ku kryeministri Bettel u prit me ceremoni shtetërore.

Pas himneve, të dy kryeministrat kanë ecur në tapetin e kuq, ku u përshëndetën me delegacionet, për t’iu drejtuar më pas zyrës së kryeministrit Rama.

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel po zhvillon sot një vizitë zyrtare në vendin tonë me ftesë të homologut shqiptar, Edi Rama.

Pas takimit dypalësh, në orën 10:30 do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave. /Telegrafi/