Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ndahet nga gruaja
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe gruaja e tij, Sophie, po ndahen pas 18 vitesh, pas disa “bisedave domethënëse dhe të vështira”.
Çifti tha se do të mbeten "një familje e ngushtë me dashuri dhe respekt të thellë" në një postim në Instagram.
Ata u martuan në Montreal në vitin 2005 dhe kanë tre fëmijë së bashku.
Në një deklaratë, u tha se ndërsa çifti kishte nënshkruar marrëveshjen e ndarjes, ata do të vazhdojnë të dalin publikisht.
Deklarata e plotë e kryeministrit të Kanadasë në Instagram:
“Përshëndetje të gjithëveUnë dhe Sophie do të donim të ndajmë faktin se pas shumë bisedave domethënëse dhe të vështira, ne morëm vendimin për t'u ndarë.Si gjithmonë, ne mbetemi një familje e ngushtë me dashuri dhe respekt të thellë për njëri-tjetrin dhe për gjithçka që kemi ndërtuar dhe do të vazhdojmë të ndërtojmëPër mirëqenien e fëmijëve tanë, ju kërkojmë të respektoni privatësinë tonë dhe të tyreFaleminderit”. /Telegrafi/


