Please enter at least 3 characters.

Kryeministri bullgar nesër vjen në Kosovë

2018/04/thaci-borisov.jpg

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, shtet ky që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian, nesër vjen për vizitë në Kosovë.

Ardhja e tij është bërë me ftesë të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë kishte zhvilluar një bisedë telefonike me të, ku ndër të tjera kishin folur edhe për Samitin e Sofjes, që vlerësohet i rëndësishëm për rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Borissov do të takohet gjithashtu edhe me kryeparlamentarin Veseli dhe kryeministrin Haradinaj. /Telegrafi/