KRU “Prishtina”: Fillon rikthimi gradual i furnizimit me ujë të pijshëm
Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina", ka njoftuar se sot ka filluar rikthimi gradual i furnizimit me ujë të pijshëm.
“Ju njoftojmë se ITU Shkabaj ka filluar me trajtim pas largimit gradual të turbullirës nga kanali i Ibër Lepencit. Furnizimi ka filluar dhe gradualisht pritet që gjatë ditës së sotme të stabilizohet gjendja dhe secili nga ju të furnizoheni”, thuhet në njoftim.
KRU “Prishtina” ka kërkuar ndjesë ndaj qytetarëve që këto ditë të nxehta kanë pasur mungesë të furnizimit me ujë.
“Edhe një herë ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin tuaj, që në këtë vapë të mos keni furnizim me ujë të pijshëm, por ju lusim të na kuptoni se këto turbullira kanë ndodhur për shkak të punimeve teknike në kanalin e Ibër Lepencit që menaxhohet nga kjo kompani. Ju falënderojmë për durimin dhe kërkojmë ndjesë për shqetësimin tuaj”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


