Please enter at least 3 characters.

KRM Pastrimi: Ekipet vazhdojnë pastrimin e deponive të paautorizuara në Prishtinë

Ekipet e Kompanisë Rajonale të Menaxhimit të Mbeturinave “Pastrimi” vazhdojnë punën në terren për largimin e mbeturinave dhe orendive të hedhura pa leje, të cilat dëmtojnë pamjen e qytetit dhe krijojnë rreziqe higjienike për banorët.

Në njoftim nga KRM “Pastrimi” bëhet e ditur se janë larguar sasi të konsiderueshme të mbeturinave të mëdha, ndërsa qytetarët janë falënderuar për bashkëpunimin dhe raportimin e rasteve të tilla.

Kompania bën apel: “Mos hidhni orendi dhe mbeturina të mëdha pranë kontejnerëve. Për largimin e tyre, kontaktoni shërbimet tona zyrtare”.

“Kujdesi për pastërtinë e qytetit është përgjegjësi e secilit prej nesh. Ne jemi çdo ditë në terren. Bashkë e mbajmë Prishtinën të pastër”, theksohet në njoftim. /Telegrafi/