Please enter at least 3 characters.

KRM Ambienti paralajmëron banorët e Novosellës: Borxhet e papaguara mund të procedohen për përmbarim

Kompania Rajonale e Menaxhimit të Mbeturinave “Ambienti” ka njoftuar banorët e fshatit Novosellë se u janë dërguar njoftimet përkatëse me shkrim konsumatorëve që kanë obligime të papaguara ndaj kompanisë.

Përmes një njoftimi publik, kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që ende nuk i kanë shlyer borxhet e tyre që të kryejnë pagesat brenda afatit të përcaktuar, me qëllim të shmangies së procedurave të mëtejshme.

“Ambienti” ka paralajmëruar se, në rast se nuk kryhen pagesat dhe nuk merret përgjigje brenda afatit, rastet do të procedohen për përmbarim, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Kompania ka kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim nga banorët e Novosellës, duke u bërë thirrje konsumatorëve që t’i përmbushin obligimet e tyre në mënyrë që të shmangin procedurat përmbarimore. /Telegrafi/