Please enter at least 3 characters.

Kristjan Asllani rikthehet me shumë motiv te Interi

2022/10/GetPaidStock.com-633896e304bbc.jpg
254:"MILAN, ITALY - OCTOBER 01: Kristjan Asllani of FC Internazionale arrives before the Serie A match between FC Internazionale and AS Roma at Stadio Giuseppe Meazza on October 01, 2022 in Milan, Italy. (Photo by Mattia Ozbot - Inter/Inter via Getty Images)
22:"Inter via Getty Images

Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani është i lumtur që është rikthyer në stërvitjet parasezonale.

Reprezentuesi i Shqipërisë po përgatitet për sezonin e dytë me Nerazzurët.

"Është një emocion i mrekullueshëm. Të shohësh shokët e skuadrës gjithmonë ka një efekt të caktuar. Është bukur të kthehesh në fushë dhe të rikthehesh në dhomën e zhveshjes", ka thënë fillimisht Asllani për faqen e Interit.

"Këto janë gjëra që mungojnë edhe në pushime. Unë me të vërtetë dua të filloj nga e para, fusha mungon gjithmonë".

“Synimi ynë është të fitojmë kampionatin. Sezoni i kaluar ishte një sezon i bukur dhe një eksperiencë e pabesueshme. Shokët e mi të skuadrës më kanë ndihmuar gjithmonë dhe shpresojmë që këtë vit të shkojmë edhe më mirë".

"Përgatitja ka shumë rëndësi, është shumë e rëndësishme. Duhet të përpiqemi të punojmë shumë dhe fort për t'u përgatitur për kampionatin e parë", ka shtuar më tej Asllani. /Telegrafi/