“Krishti nuk është kryqëzuar”, thuhet në një Bibël të vjetër 1500 vjet
Në këtë libër që përmban Ungjillin e Bernabës, thuhet se Juda Eskariot është vënë në kryq, kurse Jezu Krishti ishte Profet dhe se është dërguar i gjallë në Parajsë.
Sipas një raporti në ‘National Turk’, kjo Bibël është gjetur tek një grup trafikantësh, gjatë një bastisjeje në zonën e Mediteranit.
Bazuar në raportet, ekspertët dhe njohësit e religjionit në Teheran, thonë se ky libër është origjinal.
E shkruar në shkronja ari mbi lëkurë, në këtë Bibël, përmendet edhe ardhja e Profetit Muhamed, gjë që ndodhë 700 vjet më vonë.
Bibla është e shkruar edhe në Ungjij të tjerë, si në atë të Lukës, Mateut, Markut dhe Gjonit, por duket se ky version po e shqetëson më së shumti Vatikanin.
Ç’farë do të ndodhë me të krishterët, që besojnë në faktet e dhëna më parë për ‘Birin e Shenjtë’?
Autoritetet nga Vatikani, kanë kontaktuar me ato turke, që të marrin këtë Bibël për të ekzaminuar në Kishë, por që ende nuk është marrë ndonjë përgjigje./Telegrafi/


