Please enter at least 3 characters.

‘Krimineli i bukur’ thotë se nuk është tradhtia shkaku i ndarjes me gruan (Foto)

2017/07/Meeks.jpg

Pas martesës tetëvjeçare me gruan e tij, Melissa, Jeremy Meeks i ka bërë kërkesë për shkurorëzim.

Duke qenë se në fillim të këtij muaji u fotografua duke u puthur me Chloe Green, vajzën e biznesmenit të Top-Shopit, Sir Philip Green, mediat kanë raportuar se tradhtia ishte shkaku i ndarjes.

Mirëpo, në dokumentet për shkurorëzim, ‘krimineli më i bukur në botë’ si arsye i ka përmendur “dallimet e papajtueshme”.

(Abaca/Flynet)

33-vjeçari ka bërë kërkesë për shkurorëzim vetëm një ditë pasi gruaja e tij u tha mediave se planifikon të ndahet.

Meeks është baba i tre fëmijëve, ashtu që ka kërkuar kujdestari të përbashkët.

(Splash News)

Kujtojmë se ai ishte dënuar me dy vite burg në vitin 2014, për armëmbajtje pa leje, por mori famë me pamjen e tij, ndërsa menjëherë sapo u lirua nga burgu siguroi shpejt edhe një kontratë si model. /Telegrafi/