Please enter at least 3 characters.

Krijimet e Fortesa Çurdinës tani në një hapësirë të re

Fortesa Çurdina, një emër i njohur në dizajnin e modës, hap sot dyert e showroom-it të ri nga ora 12:00 deri në 17:00, duke sjellë një hapësirë të re për klientet dhe dashamirët e stilit.

E kuruar me kujdes në çdo detaj, kjo hapësirë është krijuar për ta prezantuar më afër identitetin e brendit - elegancën, finesën dhe forcën estetike të krijimeve që mbajnë emrin e Fortesa Çurdinës.

Showroom-i i ri e sjell më pranë universin kreativ tëFortesa Çurdinës - nga përzgjedhja e materialeve dhe punimi i detajeve, deri te prerjet që theksojnë siluetën dhe karakterin e secilit krijim.

Përveç showroom-it të ri, vizitorët do të kenë mundësinë të njihen nga afër edhe me koleksionin e ri “Allure” - një linjë që sjell në qendër elegancën, vetëbesimin dhe prezencën femërore. Me krijime të kuruara në detaje, ky koleksion është menduar për gratë që duan të ndihen të fuqishme, të bukura dhe të veçanta në çdo paraqitje.

Përveç koleksionit “Allure”, vizitorët do të mund të shohin nga afër edhe koleksionin e ri të vellove - krijime të kuruara me materiale elegante, prerje të rafinuara dhe detaje të veçanta për nuset që kërkojnë stil dhe prezencë në ditën e tyre më të rëndësishme.

Një hapësirë e re, një koleksion i ri dhe shumë arsye për ta vizituar sot showroom-in e ri të Fortesa Çurdinës.

true