Please enter at least 3 characters.

"Krevati", Selin flet për momentin që do ta fshinte nga Big Brother

Sot (e diel) janë bërë 100 ditë nga qëndrimi i banorëve të edicionit të pestë të Big Brother.

Ata i janë përgjigjur disa pyetjeve lidhur me lojën e tyre brenda këtij formati.

Një nga pyetjet e Selin Bollatit kishte të bënte me një moment që do ta fshinte nga loja që ka bërë deri më tani.

Foto: Instagram

“Nëse do të kishe mundësinë të fshije një moment gjatë garës tënde, cilin moment do të fshije?", ka qenë pyetja që iu drejtua.

Të gjithë konkurrentët e dinin përgjigjen pasi ka qenë një pjesë që u diskutua me të madhe në shtëpi.

"Patjetër krevatin, ortakërinë. Ajo lojë e jona i ka mbajtur të tjerë shumë brenda", u shpreh ajo.

Selin i referohet lojës me Mirin që në fillim, gjë që bëri të eskalonte e gjithë gjëja. /Telegrafi/