Please enter at least 3 characters.

Krasniqi pritet ta propozojë Bedri Hamzën si kandidat të ardhshëm për kryeministër

2024/03/Krasniqi-dhe-Hamza.jpg
10:"Praktikant

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pritet ta propozojë sot Bedri Hamzën kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Një gjë e tillë pritet të zyrtarizohet sot në konferencën për media që ka ftuar kreu i PDK-së, mëson Telegrafi.

Krasniqi pritet që në këtë konferencë do të dalë me propozimin zyrtar që kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza të jetë kandidati i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e reja parlamentare.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme këtij subjekti politik i është bashkuar ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama./Telegrafi/