Please enter at least 3 characters.

Krasniqi përfundon intervistimin në Gjykatën Speciale në Hagë

2019/07/67402284_742008196217344_2579787151612837888_n-1-e1563957080205.jpg

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, njëherësh ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi sapo ka përfunduar intervistimin nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në Gjykatën Speciale në Hagë.

Nuk dihet se në çfarë cilësie është marrë në pyetje Krasniqi nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Krasniqi është i shoqëruar nga bashkë partiaku i tij, Bilall Sherifi, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, ende duke u intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuar është kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. /Telegrafi/