KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare
27/06/2026
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot, duke filluar nga ora 11:00, mbledhjen e radhës.
Në rend të ditës është paraparë shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, duke përmbyllur procesin e numërimit dhe verifikimit të votave.
Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, pritet të vazhdojnë procedurat e parapara për certifikim, dhe më pas konstituimi i institucioneve të reja.


