Please enter at least 3 characters.

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendet Komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për Kuvendet Komunale, të mbajtura më 12 tetor.

Gjatë mbledhjes, e cila nisi nga ora 15:00, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur për secilin komunë se nga sa ulëse fitoi secila parti që mori pjesë në zgjedhje.

Radoniqi po ashtu theksoi se vetëm rezultatet për Kuvendin Komunal në Istog nuk mund t’i certifikojnë për shkak se “Gjykata Supreme ka prish një vendim të PZAP-së dhe është kthyer në rivendosje në PZAP, andaj Istogu është larguar nga pika për certifikim të rezultatit”. /Telegrafi/