Kosovarët “fluturojnë” me Lamborghini nëpër lagje të banuara
18/06/2017
Kjo makinë luksoze, Lamborghini, që po e shihni në fotografi, është parë pasditen e sotme në disa fshatra të Kantonit të Cyrihut, duke tejkaluar dukshëm shpejtësinë e lejuar, shkruan 20minuten.ch.
Pas disa denoncimeve nga qytetarët, policia e ka ndaluar rreth orës 15;00 veturën dhe i ka arrestuar në Rüti tre persona - nga Zvicra dhe nga Kosova, transmeton albinfo.ch.
Vetura me këtë rast është konfiskuar.
Ende nuk dihet nëse ajo i takonte njërit nga shoferët e ndaluar ose ishte e marrë me qira
Të arrestuarit janë të moshës 19-40-vjeçare.


