Please enter at least 3 characters.

Kosovarët ‘bombardojnë’ botën

2016/01/kosovar-euml-t-lsquo-bombardojn-euml-rsquo-bot-euml-n_hd.jpg

Më së shumti prej tyre u dallua Shkëlzen Gashi, i cili shënoi katër gola për skuadrën e tij Grasshopper Club në fitoren prej 5-0 kundër Young Boys.

Keq nuk ia la edhe qendër-sulmuesi i Përfaqësuses së Kosovës, Ilir Azemi, i cili po i vazhdon paraqitjet e tij të mira me Greuther Furthin. Ai sot shënoi dy gola kundër Energie Cottbus në fitoren e madhe prej 6-0 që realizoi skuadra e tij.

Lojë të bukur ka treguar edhe Alban Meha që shënoi një gol në fitoren e Paderbornit kundër Erzgebirge.

Teksa më herët raportuam edhepër golin e Besart Berishës, i cili i siguroi titullin e tretë skuadrës së tij Brisbane Roar. /Telegrafi/