Please enter at least 3 characters.

Kosova U19 dhe Kosova U17 mësojnë kundërshtarët për kualifikimet 2025

2024/12/ffk-uefa.jpg

Kosova U19 dhe Kosova U17 kanë mësuar kundërshtarët që do të përballen për kualifikimet që zhvillohen në vitin 2025.

Kosova U-17 me përzgjedhës Arbnor Morina, ka njohur kundërshtarët për kualifikueset e raundit të parë për Kampionatin Evropian “Estoni 2026”.

Shorti i hedhur në selinë e UEFA-s e vendosi Kosovën në Grupin 6, së bashku me Austrinë, Irlandën dhe Ishujt Faroe.

Të gjitha ndeshjet e Grupit 6 të këtij mini-turneu do të luhen në Kosovë, datat e zhvillimit të këtij turneu do të caktohen së shpejti.

Vendet e para dhe të dyta të çdo grupi do të kualifikohen më tej në raundin e dytë të kualifikueseve.

Kosova U-19 me Adil Maliqin do të bëjë pjesë në Grupin e 12-të së bashku me Norvegjinë, Gjermaninë dhe Armeninë.

Turneu kualifikues i kësaj grupmoshe do të mbahet në Norvegji më datat 8, 11 e 14 tetor 2025. /Telegrafi/