Kosova U-17 në grup të fortë në Kampionatin Mesdhetar
26/02/2023
Hendbollistet e Kosovës U-17 të dielën janë vendosur në Greqi, ku do të mbahet Kampionati Mesdhetar.
Të dielën mbrëma është mbajtur takimi teknik, gjatë të cilit është tërhequr shorti.
Kosova U-17 është në grup shumë të fortë, me Spanjën, Italinë, Malin e Zi dhe Kroacinë. Këto skuadra janë në grupin A.
Ndërsa në grupin B garojnë Rumania, Greqia, Tunizia dhe Turqia.
Ndeshjet e para vajzat tona i kanë menjëherë të hënën. Prej orës 9:00 luajnë me Kroacinë, ndërsa prej orës 16:00 me Spanjën.
Ky kampionat do të shërbejë për zhvillimin e mëtejmë të kësaj gjenerate.


