Please enter at least 3 characters.

Kosova me 9 mungesa kundër FC Wil

2016/01/kosova-me-9-mungesa-kund-euml-r-fc-wil_hd.jpg

Përzgjedhësi, Albert Bunjaku nuk ka pritur se do të ketë mungesa të tilla gjatë kampingut, sidomos në repartin e mbrojtjes. “Si në çdo tubim duhet të jemi fleksibil, duhet t’i shohim gjërat sipas mundësive. Ka disa ndryshime në momentet e fundit. Tek mbrojtja jemi më të ndjeshëm, dhe këtë e ka bërë mosardhja e Enis Alushit, pasi na kufizon më shumë. Po ashtu, Avni Pepa ka pësuar një lëndim dhe nuk do të rrezikojmë, sepse nuk ia vlen. Pastaj edhe Loret Sadiku është liruar sot me leje të shtabit teknik për arsye private. Mërgim Brahimi po ashtu ka dhimbje në këmbën e majtë, por gjatë bisedës që kam pasur ai është i gatshëm për të luajtur”, ka thënë Bunjaku për Arenën

Tri mungesat tjera para grumbullimit ishin Enis Alushi, Leart Paqarada e Eroll Zejnullahu, kurse për shkak të lëndimit dhe pamundësisë për të marrë vizat, nuk udhëtuan Mentor Zhdrella, Mentor Mazrekaj e Milot Rashica. Në përgjithësi, Kosova takimit të sotëm i hyn me 9 mungesa. /Telegrafi/