Please enter at least 3 characters.

Kosova fiton miqësoren ndaj Malit të Zi

2017/11/24099103_10156804666453332_1919217061_n.jpg

Përfaqësuesja e femrave të Kosovës ka zhvilluar ndeshje miqësore në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.

Kundërshtaret e vashave kosovare ishin ato fqinje nga Mali i Zi.

Në fund Kosova arriti fitore të merituar me rezultat të ngushtë 3-2.

Golat për Kosovën në këtë takim u shënuan nga Valentina Limani, Mirela Jakupi dhe Kaltrina Biçkaj.

Kjo ishta ndeshja e parë miqësore për Përfaqësuesen e Kosovës femrat që u zhvillua në 'Adem Jashari'. /Telegrafi/