Please enter at least 3 characters.

Kosova fiton edhe dy medalje në ‘Taranto 2026’, peshëngritësi Kianoush Rostami merr dy të argjendta

Kosova ka fituar edhe një medalje në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, duke e çuar në nëntë numrin e medaljeve të fituara deri më tani.

Peshëngritësi Kianoush Rostami është stolisur me medaljen e argjendtë, duke regjistruar një tjetër paraqitje të suksesshme në këtë garë.

Rostami ngriti 166 kilogramë në shkëputje, rezultat që i siguroi medaljen e argjendtë dhe i solli Kosovës medaljen e tetë.

Më pas, në garat e shkëputjes dhe shtytjes, ai arriti të fitojë edhe një tjetër medalje të argjendtë.

Kështu, Rostami bëhet fitues i dy medaljeve të argjendta, ndërsa Kosova tashmë numëron nëntë medalje në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. /Telegrafi/