Please enter at least 3 characters.

Kosova ende pa datë për liberalizimin e vizave

2018/06/Keshillit-Ministror-per-Integrim-Evropian-Dhurata-Hoxha-foto-Ridvan-Slivova-6.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ministrja e Integrimeve Evropiane (MIE), Dhurata Hoxha nuk ka dhënë një datë të saktë se kur do të jepet rekomandimi i Komisionit Evropian (KE) për çështjen e liberalizimit të vizave.

Hoxha në një konferencë për media ka folur për vizitat që i ka bërë në javën e fundit në disa vende të Bashkimit Evropian (BE), për të lobuar për liberalizimin e vizave.

“Rekomandimi, që do të jetë në ditët e fundit të qershorit ose në javën e parë të korrikut, presim që të dalë pozitiv. Kjo presim që të ndodhë para pushimeve të verës”, ka shtuar Hoxha.

Sipas saj, synimi i tyre ishte që të ketë një proces vendimmarrës pa vonesa.

"Qëllimi është të bëjmë sa më shumë, sepse fazat tjera janë në duart e Bashkimit Evropian (BE)", tha Hoxha. /Telegrafi/