Please enter at least 3 characters.

Kosova drejtë krizës greke

2016/01/kosova-drejt-euml-kriz-euml-s-greke_hd.jpg

Por, derisa depozitat do të sigurohen në vlerë deri 3000 euro, njohës të ekonomisë alarmojnë për një rrezik që i kanoset miliarda eurove të buxhetit të shtetit. Ky rrezik, thuhet se po i vjen vendit nga premtimet për fonde investive të Qeverisë së Kosovës në prag të zgjedhjeve.

Krejt kjo, pasi premtimet për investime nuk janë në linjë me nivelin e zhvillimit ekonomik, shkruan Tribuna.

Në këtë situatë, ekonomistët thonë se Kosova pas shfrytëzimit të mjeteve të lira në dispozicion, alternativë të vetme për mbulim të nevojave e ka huan, kthimin e të cilave me këtë gjendje ekonomike nuk e ka të sigurt.

Parashikimet e njohësve të kësaj fushe, janë tepër të zymta, pavarësisht shkallës së ulët të borxhit publik që ka Kosova krahasuar me vendet e rajonit. Sipas tyre, nëse vazhdohet në këtë formë vendi mund të përballet me të njëjtin fat si Greqia. /Telegrafi/