Please enter at least 3 characters.

Kosnett: Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë duhet të veprojë pa ndonjë agjendë politike

2020/03/88197220_673448540130921_892359763042500608_n.jpg

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se e mbështet krijimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë, por që ky komision duhet të veprojë pa ndonjë agjendë politike.

Kosnett ka pohuar se puna e një komisioni për të vërtetën është përgjegjësi e madhe.

"Është privilegj të jem këtu. Vendet tjera të dala nga lufta kanë përfituar nga komisionet e ngjashme duke krijuar bazë të shëndoshë për pajtimin e ardhshëm ndëretnik. Puna e një komisioni për të vërtetën është përgjegjësi e madhe pasi ka detyrim ndaj atyre që kanë humbur jetën, ndaj atyre që i përkujtojmë. Pajtimi nënkupton gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm ka të bëjë me angazhim të sinqertë për të kaluarën, për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët. Ne e mbështesim punën duke nënkuptuar që ky ekip do të vazhdojë të veprojë pa ndonjë agjendë politike të përqendrohet në viktima dhe të jetë gjithëpërfshirës – të dëgjohet zëri i të gjitha viktimave", ka pohuar ambasadori në dialogun publik për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë.

Tutje Kosnett ka thënë se mënyra më e mirë për t’i ndrequr të këqijat është duke ndriçuar të vërtetën për to./Telegrafi/