Please enter at least 3 characters.

Kosnett: Dil voto! Për ty, për shtetin, për të ardhmen

2019/01/Philip-Kosnett-780x439-1.jpg

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dielën të dalin dhe të votojnë.

Në profilin e tij në Twitter, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike.

“Në Kosovë si në Amerikë, çdo votë vlen. Çdo zë ka rëndësi. Cilado qofshin pikëpamjet tuaja, këdo që të mbështesni - më 6 tetor dilni dhe votoni. Për veten, për shtetin, për të ardhmen tuaj”, ka shkruar Kosnett.