Please enter at least 3 characters.

Koreja e Veriut i ka hedhur dy raketa balistike me rreze të shkurtër në bregdetin lindor, insistohet se nuk ka asnjë të prekur me coronavirus në këtë shtet të izoluar

2020/03/Korea-foto.jpg

Zyrtarët ushtarakë kanë bërë të ditur, se Koreja e Veriut i ka hedhur dy raketa balistike me rreze të shkurtër, në bregdetin lindor, që i bie të jetë në drejtim të Japonisë.

Predhat u hodhën nga provinca e Pyonganit të veriut në Detin e Japonisë, i njohur gjithashtu si Deti Lindor, kanë thënë në një deklaratë Shefat e Përgjithshëm të Shtabit të Jugut, pa dhënë detaje të tjera, transmeton Telegrafi.

"Ushtria po monitoron për lëshime shtesë, derisa është duke ruajtur gatishmërinë" thuhet të tej në deklaratë. Në imazhet e shpërndara, shihet makineritë ushtarake, si dhe zjarri i predhave të sapo lëshuara në ajër.

Të gjitha këto, janë bërë derisa udhëheqësi më i lart shtetëror Kim Jong-Un, shikonte nga afërsia, i rrethuar nga disa nga zyrtarët më të lartë ushtarak.

Ky ushtrim ushtarak, vjen në kohën kur bota po përballet me pandeminë e coronavirusit, ndërsa në këtë shtet të izoluar insistohet se nuk ka asnjë rast me këtë sëmundje. /Telegrafi/