Please enter at least 3 characters.

Kopertina e re e TIME: Volodymyr Zelensky dhe heronjtë e Kievit

2022/03/Screenshot_1-7.jpg

Shumë ukrainas po ndajnë kopertinën e fundit të revistës Time, e cila përmban një citim nga presidenti Volodymyr Zelensky në krye të ngjyrave të flamurit ukrainas.

Mbi titullin "Volodymyr Zelensky dhe heronjtë e Ukrainës", kopertina përmban fjalët - në gjuhën ukrainase - të folura nga Zelensky në fjalimin e tij në Parlamentin e BE të martën: "Jeta do të fitojë mbi vdekjen dhe drita do të fitojë mbi errësirën".

Kopertina e revistës amerikane pretendon gjithashtu se Zelensky "ndryshoi historinë" duke zgjedhur të qëndrojë në kryeqytetin Kiev kur filloi pushtimi, i cili nga ana e tij “zgjoi” SHBA dhe aleatët të ndërmarrin veprime serioze kundër Rusisë. /Telegrafi/