Please enter at least 3 characters.

Konjufca dhe kryeauditorja Spanca flasin për fuqizimin e rolit të Zyrës Kombëtare të Auditimit

2021/09/konjufca-spanca.jpg

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca.

Me këtë rast,Spanca e ka njoftuar kryekuvendarin Konjufca lidhur me planet dhe angazhimet në fuqizimin e rolit të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Konjufca e ka uruar kryeauditoren Spanca për detyrën e re, duke premtuar njëkohësisht edhe bashkëpunim dhe mbështetje për institucionin e Auditorit të Përgjithshëm.​ /Telegrafi/