Please enter at least 3 characters.

Konfiskohet substancë narkotike, arrestohet një person në Fushë Kosovë

2018/07/auto_auto_arrestim152093375615260314271526031447.jpg

Një person është arrestuar pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 8 gramë substancë e dyshuar narkotike, e llojit marihuanë.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:30 në rrugën “Nënë Tereza”, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, gjatë kontrollimit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar 52 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 6.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e lloji Spid dhe 27.2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/