Please enter at least 3 characters.

Konfiskohet sasi e madhe e drogës në kalimin kufitar "Bogorodica" në dalje të Maqedonisë

2016/01/doganat-e-maqedonis-euml-nuk-kemi-kthyer-dhe-nuk-kemi-mbajtur-kontingjente-nga-kosova-p-euml-r-tetov-euml-n_hd.jpg

Në kalimin kufitar "Bogorodica" për dalje nga Maqedonia, gjatë ditës së djeshme është konfiskuar një sasi e madhe e lëndëve narkotike, gjegjësisht marihuanë dhe hashash.

Nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë sot në konferencë për shtyp njoftuan se droga ishte e destinuar për tregun në Greqi dhe Turqi, njofton Telegrafi Maqedoni.

"Gjatë ditës së djeshme rreth orës 12:30 është kryer aksion nga ana e inspektorëve doganor, të cilat kanë konfiskuar sasi të mëdha të lëndëve narkotike. Në kalimin kufitar në Bogorodicë, një makinë me targa të Shqipërisë e drejtuar nga O.L dhe bashkudhëtarja A.J - të dy nga Shqipëria, është paraqitur për kontroll. Dy personat në drejtori nuk kanë paraqitur asgjë për doganë, por nga ana e inspektorëve është kryer kontrolle dhe janë gjetur 49 qese me marihuanë (35 kilogram) dhe 9.5 kilogram hashash", thanë nga Drejtoria e Doganave.

Ata gjithashtu njoftuan se ndaj dy personave është ngritur kallëzim penal për veprën "prodhim të paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike"./Telegrafi/