Please enter at least 3 characters.

Konfirmon Osmani: Kryetari i Kuvendit do të jetë shqiptar

2017/02/Bujar-Osmani-me-llogo-e1521738717155.jpg

Pas publikimit të informacioneve se Talat Xhaferi do të jetë kryetar i parë shqiptar i Kuvendit të Maqedonisë, Telegrafi Maqedoni ka komunikuar me zëdhënësin e BDI-së, Bujar Osmani për të konfirmuar këtë informacion.

"BDI do bëj publik emrin e kryetarit të parë shqiptar të parlamentit në seancën e Kuvendit javën që vjen." ka thënë Osmani për Telegrafin.

Nga ana tjetër, në Maqedoni pritet që të vazhdojë mbledhja e parë konstituive ku duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të filloj të ç'bllokohet kriza politike. /Telegrafi/