Please enter at least 3 characters.

Konfirmohet vrasja e gjeneralit të parë rus në vitin 2023

2023/06/ebad5724-ae23-4cfb-a41a-73cdb94b2806_alta-libre-aspect-ratio_default_0.jpg

Inteligjenca ushtarake britanike ka konfirmuar vdekjen e gjeneralit të parë rus për vititn 2023.

Gjeneral-major Sergei Goryachev "me siguri" vdiq të mërkurën në një sulm me raketa në jug të Ukrainës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

“Goryachev është gjenerali i parë rus i konfirmuar i vrarë në Ukrainë që nga fillimi i vitit 2023”, shkruan në njoftimin e ministrisë.

Ai ishte shefi i shtabit të Ushtrisë së 35-të të Kombinuar të Armëve, elementë të së cilës ishin të pranishëm gjatë masakrës së civilëve në Bucha në muajin mars të vitit 2022.

Komandanti i grupit, gjeneral-lejtnant Alexandr Sanchik, u raportua se po mbushte një boshllëk më të lartë në strukturën e komandës ushtarake të Rusisë, që do të thotë "ekziston një mundësi reale" që Goryachev ishte komandant në kohën e vdekjes së tij, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Gjeneral-majorët zakonisht komandojnë mijëra ushtarë dhe mbajnë emërime të stafit të lartë. /Telegrafi/