Konfirmohen specifikat e Moto G5 Plus
19/01/2017
Një individ që posedon pajisjen Motorola Moto G5 Plus ka zbuluar specifikat e pajisjes para lansimit zyrtar të saj.
Fotot e reja të publikuara konfirmojnë se specifikat janë të vërteta. Moto G5 Plus fuqizohet nga Snapdragon 625 dhe ka memorie të mjaftueshme – RAM memorie prej 4GB dhe hapësirë ruajtëse prej 32GB, 21GB prej të cilës janë të gatshme për përdorim nga përdoruesi.
Telefoni punon me Android Nougat 7.0.
Ekrani me madhësi prej 5.5 inçëve ka rezolucion prej 1080 pikselëve, ndërsa kamerat kanë kapacitet prej 5MP dhe 12MP. Pajisja pritet të ketë bateri të kapacitetit 3,100 mAh.
Çmimi për modelin Plus pritet të jetë 300 dollarë ndërsa modeli i thjeshtë thuhet se do të kushtojë 250 dollarë.


