Please enter at least 3 characters.

Konfirmohen datat për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë

2018/01/coppa-italia-2017-2018-calendario-tabellone-ottavi-di-finale.jpg
176:"The trophy Tim Cup of Italy 2017 is seen during a pre-match press conference on May 16 2017 at Stadio Olimpico in Rome, Italy. (Photo by Silvia Lore/NurPhoto via Getty Images)
25:"NurPhoto via Getty Images

Serie A ka konfirmuar datat për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

Atalanta - Juventus do të luhet me 30 janar 2018, kurse Milan-Lazio në ditën tjetër.

Për të arritur në finale duhet arritur një rezultat pozitiv në dy ndeshje dhe vlen të theksohet se Zonja e Vjetër e ka fituar këtë garë në tre vitet e fundit.

Bianconerët janë favorit për triumfin e katër radhazi pasi Atalanta e Etrit Berishës vështirë se do befasojë kampionët.

Ndeshjet e kthimit do të luhen me 27 dhe 28 shkurt, por ende nuk është vendosur se cilat skuadra do të luajnë në datat e lartë përmendura për ndeshjen e dytë.

Juventusi është skuadra me më së shumti kupa të fituara, plot 12, ndjekur nga Roma me nëntë dhe Interi me shtatë. /Telegrafi/