Please enter at least 3 characters.

Konate nuk rinovon me Liverpoolin, tre gjigantë evropianë në garë për transferimin e tij

E ardhmja e mbrojtësit të Liverpoolit, Ibrahima Konate, mbetet e pasigurt për shkak të negociatave të bllokuara për një kontratë të re me klubin anglez.

Sipas gazetës L'Equipe, palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje mbi kushtet e zgjatjes së kontratës dhe bisedimet kanë ngecur në mënyrë efektive.

Arsyeja e përmendur janë mosmarrëveshjet e brendshme mbi kushtet financiare dhe strukturën e marrëveshjes së re pas sezonit zhgënjyes të ekipit.

27-vjeçari pritet të largohet nga Liverpooli si lojtar i lirë dhe tashmë disa klube të mëdha po shqyrtojnë opsionin e transferimit të tij.

Disa klube të mëdha evropiane thuhet se janë të interesuara për qendërmbrojtësin francez, përfshirë Real Madridin , Bayern Munich dhe Chelsean.

Vetë lojtari planifikon të vendosë për të ardhmen e tij para fillimit të Kupës së Botës 2026. /Telegrafi/