Please enter at least 3 characters.

Komuna e Tetovës bllokohet nga mbeturinat që qytetarët i'a sollën tek dera (Foto/Video)

2016/07/Komuna-e-Tetovës-bllokohet-nga-mbeturinat-që-qytetarë-ia-sollën-tek-dera.jpg

Sot kishte protesta në Tetovë nga lagjja 'Dardania' e cila është shumë afër deponisë së egër në hyrje të qytetit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Protesta u bë për deponinë e mbeturinave dhe mbante moton ''Largo deponinë nga qyteti!”.

Qindra protestues ishin para objektit të komunës por ajo çka ra në sy ishte guximi i qytetarit që të derdh mbeturinat e shtëpisë para derës hyrëse të komunës të cilën ata e fajësuan për deponinë.

“Kemi kërkuar që të largohen këto mbeturina tek dera e shtëpisë sonë. Kjo kryetare, kjo komunë dhe ky pushtet do të na mbyt. Jemi këtu që ta përkujtojmë kryetaren se Tetova nuk u bë qytet evropian siç ajo premtoi”, thanë nga Këshilli organizativ i protestës.

Protestusit paralajmëruan se do të vazhdojnë me protesta. /Telegrafi/