Please enter at least 3 characters.

Komuna e Prishtinës ofron transport për fëmijët me nevoja të veçanta

2019/02/52661707_10158257525747166_4039561559595286528_n-e1551179210888.jpg

Në Prishtinë nga sot, të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta, do të kenë shërbim adekuat për transport drejt shkollës dhe anasjelltas.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se integrimi i këtyre fëmijëve në shoqërinë tonë është domosdoshmëri.

"Prej sot, Komuna e Prishtinës ofron transportin për fëmijët me nevoja të veçanta për në shkollë dhe anasjelltas. Integrimi dhe largimi i barrierave janë domosdoshmëri në shoqërinë tonë", ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/