Please enter at least 3 characters.

Komuna e Prishtinës njofton se të mërkurën do të mbyllet për qarkullim rruga "Agim Ramadani"

2020/08/a4dec2f2-febe-403c-89f6-4e09e0a3bdc9.jpg

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ditën e mërkurë rruga “Agim Ramadani”, do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut.

Në njoftim thuhet se segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Karl Gega” deri te udhëkryqi i rrugës “Ekrem Qabej”, do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut prej orës 08:00 – 12:00, transmeton Telegrafi.

Komuna e Prishtinës bën të ditur se gjatë kohës sa rruga do të jetë e mbyllur do të kryhen punimet në asfaltimin e këtij aksi rrugor./Telegrafi/