Please enter at least 3 characters.

Komuna e Prishtinës hap aplikimin për artistët e pavarur të goditur nga pandemia, që do të marrin subvencione

2020/12/Shpend-Ahmeti-foto-Ridvan-Slivova-4-1-e1615372220968.jpg

Kryetari i Prishtinës bëri të ditur javë më parë se Komuna e Prishtinës ka ndarë një buxhet në vlerë 170 mijë euro, për të mbështetur financiarisht artistët e pavarur që janë goditur nga kriza ekonomike e pandemisë globale COVID-19.

Ahmeti ka bërë të ditur se mbështetje ekonomike vlen për artistët e fushave të ndryshme, që nuk kanë asnjë të hyrë që nga pandemia.

Sot (e mërkurë), Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është hapur aplikimi online, ku të gjithë artistët e pavarur mund të aplikojnë për të subvencionim nga komuna.

Lajmin e ka bërë të ditur vet faqja zyrtare e Komunës së Prishtinës në Facebook, duke publikuar edhe formën e aplikimit.

Ky është njoftimi i plotë nga Komuna e Prishtinës:"THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE TË ARTISTËVE TË PAVARURMe qëllim të mbështetjes të të gjitha kategorive të shoqërise, Komuna e Prishtinës ka hapur thirrjen publike pën ndarjen e subvencioneve për artistët e pavarur të Komunës së Prishtinës.Aplikimi është i hapur deri me 16.12.2020 dhe ju ftojmë të aplikoni dhe ta shpërndani këtë informatë.Për çdo paqartësi ju lutem të na kontaktoni përmes:Email: kultura.pr@rks-gov.netTel: 038226417Hollësite për procedurat e aplikimit dhe hollësitë e tjera mund ti gjeni në vegëzën:https://granteperartistet.prishtinaonline.com/#prishtina". /Telegrafi/