Komuna e Prishtinës e Komiteti Olimpik organizojnë "Panairin e sportit"
27/09/2014
Qëllimi i këtij projekti ishte që nxënësit e shkollave të Prishtinës, të njihen për së afërmi me sportin dhe një mënyrën e të jetuarit shëndetshëm.
“Ata vizituan panairin ku patën rastin të njihen me disiplina të ndryshme sportive në mënyrë të organizuar, në sajë të bashkëpunimit midis Drejtorisë së Arsimit dhe Shoqatës së Pedagogëve të Edukatës Fizike”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Ky është projekti i tretë gjatë këtij viti që Komuna e Prishtinës e realizoi në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës. Më parë ishin mbajtur edhe “Dita Olimpike” dhe “Dita e Sportit dhe Ambienti”.


