Komuna e Pejës hap thirrje për subvencionimin e Start-Up bizneseve dhe bizneseve të reja
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Pejës ka shpallur thirrjen publike për mbështetjen e bizneseve të reja dhe atyre ekzistuese deri në një vit nga data e shpalljes së thirrjes.
Sipas njoftimit, kjo thirrje ka për qëllim subvencionimin e Start-Up bizneseve, si dhe të bizneseve ekzistuese që nuk e kalojnë periudhën njëvjeçare të veprimtarisë.
“Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Pejës shpall thirrjen publike për mbështetjen e bizneseve të reja (Start-Up) dhe bizneseve ekzistuese jo më të vjetra se 1 vit nga data e shpalljes së thirrjes”, thuhet në njoftim.
Afati për aplikim është i hapur nga data 8 qershor deri më 26 qershor 2026.
Ndërkaq, formulari i aplikimit mund të merret në Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik, në katin e dytë, në zyrën numër 1.
Autoritetet komunale kanë bërë thirrje për interesim sa më të madh nga bizneset e reja që synojnë zhvillimin dhe zgjerimin e veprimtarisë së tyre ekonomike. /Telegrafi/


