Please enter at least 3 characters.

Komuna e Kamenicës njofton për vazhdimin e procesit të dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit

Komuna e Kamenicës ka njoftuar qytetarët se gjatë mbrëmjes së sotme do të vazhdojë procesi i dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit hapësinor (DDD) në pjesët e mbetura të territorit komunal.

Sipas njoftimit zyrtar, aktivitetet e planifikuara do të nisin nga ora 20:00 dhe do të zhvillohen në zonat ku ky proces ende nuk ka përfunduar.

"Njoftohen qytetarët e Komunës së Kamenicës se sot vazhdon procesi i dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit hapësinor (DDD). Ky proces do të vazhdojë sonte nga ora 20:00 në mbrëmje në pjesët e mbetura të komunës sonë", thuhet në njoftimin e komunës.

Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes gjatë zhvillimit të këtij procesi dhe të ndërmarrin masat e nevojshme parandaluese.

"Luten të gjithë qytetarët që të kenë kujdes, t’i mbyllin dyert dhe dritaret në kohën e mbrëmjes kur edhe fillon procesi", njofton Komuna e Kamenicës.

Gjithashtu, komuna ka apeluar edhe tek bletarët që të ndërmarrin masa mbrojtëse për kosheret e bletëve.

"Po ashtu edhe nga bletarët kërkohet që t’i mbyllin kosheret e bletëve sot dhe nesër në mbrëmje derisa të përfundojë ky proces", thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/